Graphic representing Open Data Albania

Open Data Albania


http://open.data.al/
Kryqezimi i Rruges se Durresit, Kompleksi "Karl Topia", Tirane, Albania

Qëllimi i këtij projekti është të mbledhim dhe të ruajmë të dhëna mbi indikatorët ekonomiko-shoqëror në Shqipëri.

Të dhënat janë të fuqishme. Ato ndikojnë në transparencë dhe ndihmojnë në kontrollin e saktë të çdo aktiviteti. Shumë vende kanë nisur programe transparence ndaj qeverive dhe zyrave publike nëpërmjet publikimit të të dhënave “Open Data” në internet. Në Shqipëri, megjithëse është e detyrueshme që të ofrohen të dhëna mbi aktivitetin e çdo zyre publike, në shumicën e rasteve kjo urdhëresë është e neglizhuar. Në rastet kur të dhënat ofrohen, shpeshherë ato ofruhen të cunguara, në format të papërshtatshëm dhe në të shumtën e rasteve këto të dhëna janë të ofruara në format të papërdorshëm në mënyre informative. Një tjetër problem i të dhënave të publikuara nga zyrat publike ka të bëjë me moskujdesin ndaj ruajtjes së të dhënave në kohë. Të dhënat publike zhduken periodikisht nga faqet web të zyrave publike për shkaqe nga më të ndryshmet. Nga ana tjetër, fushatat politike, vendimmarrjet legjislative dhe të tjera aktivitete me ndikim të gjerë janë pasojë e fushatave emocionale politike, vendimmarrjeve afatshkurtra politike etj. Qëllimi i këtij projekti është të mbledhim dhe të ruajmë të dhëna mbi indikatorët ekonomiko-shoqëror në Shqipëri. Nëpërmjet këtij projekti shpresojmë të krijojmë nismën e parë për Open Data në Shqipëri duke mbledhur, përpunuar dhe publikuar ne formate të ripërdorshme të dhëna nga disa zyra publike shqiptare. Projekti është një nismë teknike shkencore dhe jo aktiviste. Për të pasqyruar realisht shembuj të përdorimit të të dhënave në këtë faqe do publikohen vazhdimisht artikuj analitikë

Status: Active
Last Modified: 11/24/2024
Added on: 11/1/2022

Project Categories

Back to Top