Graphic representing Vota Ime

Vota Ime


https://www.votaime.org/Public/Home
Kosovo (Kosova)

Platforma për monitorimin e Kuvendit

Krijimi i platformës “Vota Ime” është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”. Qëllimi i këtij projekti ka qenë që përmes monitorimit të Kuvendit të ofroj një praktikë të re të komunikimit ndërmjet qytetarëve dhe deputetëve, të avancojë llogaridhënien parlamentare, përfaqësimin dhe transparencën e të zgjedhurve ndaj zgjedhësve, të gjitha këto duke shfrytëzuar edhe teknologjinë informative, përkatësisht përmes lansimit të një praktike të re të komunikimit të ndërsjellë që mundëson platforma interaktive “Vota Ime”. Pas përfundimit të këtij projekti, KDI ka filluar zbatimin e një projekt të ri të titulluar “Rritja e pjesëmarrjes, transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë”, i cili financohet nga Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara (UNDEF). Ky projekt do të implementohet në partneritet me 11 OJQ lokale nga 11 komuna të Kosovës. Me anë të këtij projekti, KDI synon që të rrisë llogaridhënien dhe transparencën parlamentare nëpërmjet promovimit të monitorimit nga qytetarët dhe pjesëmarrjes në politikë-bërje me mjete inovative të teknologjisë përkatësisht platformën Vota Ime dhe informimit dhe me një mekanizëm të ri të dialogut qytetarë – deputetë. KDI nëpërmjet këtij projekti do të krijojë një qasje tjetër të monitorimit duke përfshirë qytetarët, shoqërinë civile, studentët dhe grupe të tjera të interesit direkt në monitorim duke përdoruar përparësitë e mjeteve të teknologjisë dhe informimit. Projekti synon që të sigurojë qëndrueshmëri në monitorimin e punës së Kuvendit nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të studentëve, OJQ-ve në nivel lokal dhe komunitetin e aktivistëve që të monitorojnë punën e Kuvendit dhe të përcjellin implementimin e rekomandimeve të dhëna nga vet ata. Nëpërmjet përfshirjes aktive të qytetarëve në monitorimin parlamentar synohet që Kuvendi i Kosovës dhe deputetët të avancojnë llogaridhënien parlamentare, të rrisin përfaqësimin dhe transparencën.

Status: Active
Last Modified: 12/5/2024
Added on: 12/3/2024

Project Categories

Back to Top